AGK dënon kërcënimin ndaj Astrit Gashit, kërkon hetimin e Dardan Nuhiut

E publikuar: 09/04/2015 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj kërcënimit të drejtuesit të Bordit të Gazetës Blic ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Ky asociacion, ka kërkuar nga institucionet që të hetohet drejtori Dardan Nuhiu, për sulmin ndal lirisë së medieve.

Lexojeni të plotë reagimin e AGK-së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari dhe publicisti Astrit Gashi është kërcënuar nga Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.
Kërcënime të tilla si ky që ka bërë Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu kanë qëllim direkt ngufatjen e lirisë së shprehjes dhe pengimin e kryerjes së punës nga mediet dhe gazetarët në Kosovë, shkruan në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, ka kërkuar nga organet kompetente që të nisin procedurat ligjore e disiplinore kundër Dardan Nuhiut, sepse, kërcënimi i një gazetari për më shumë i një publicisti siç është Astrit Gashi është i papranueshëm për shoqërinë tonë.