Agjenti Sundas: Ka shpresa për ta parë Messin në Serie A, Interi opsion më i mundshëm se Napoli

E publikuar: 14/12/2018 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenti italian, Alessio Sundas, ka zbuluar se Barcelona nuk mbyll largimin e Lionel Messit nga Camp Nou.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Messit këtë javë që të bashkohet me të në Itali.

Kjo ka nxitur bisedime të freskëta për një lëvizje të tij në Serie A, me theks të veçantë te Interi apo Napoli dhe një gjë të tillë nuk e ka mohuar as Sundas.

“Kam shkëmbyer disa e-mail me menaxherin gjeneral të Barcelonës, Pep Segura dhe babanë e Leos këto ditëve të fundit”, ka thënë fillimisht Sundas për Calciomercato.

Kështu do të dukej Messi me fanellat e klubeve të mëdha italiane (Fotomontazh)

“Përgjigjja e tyre nuk ishte përmbyllëse apo refuzuese, kështu që mendoj se ka një shpresë të vogël për të parë Messin në Serie A”.

“Fillimisht kam menduar të propozoj te Napoli, sepse jam i bindur se Messi është i vetmi që mund të ringjallë mitin e Maradonas, por jo të gjitha klubet mund ta përballojnë Messin”.

“Në fund të fundit besoj se Interi është i vetmi konkurrent i besueshëm”.

“Për të pasur sukses në tërheqjen e Messit tek Interi, kjo do të ishte e vetmja gjë që mund të errësojë rekrutimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi”, përfundoi agjenti italian. /Telegrafi/