Agjenti: Morata do të vendosë për të ardhmen e tij

E publikuar: 06/04/2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenti i Alvaro Moratas ka thënë se klienti i tij nuk është duke u ndikuar nga Real Madridi.

Skuadra e Real Madridit ka mundësi që ta rikthejë Moratan në Madrid, ndërsa në anën tjetër edhe agjenti i Moratas ka pranuar se ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. “Në situatën e tanishme ai e dëshiron jashtëzakonisht qëndrimin në Juventus. Në fillim Real Madridi nuk dëshironte shitjen e tij, por pastaj kërkonte ekipe të cilat do të ofrojnë para më shumë për të”. “Në fund të kësaj vetëm Morata do të vendosë për të ardhmen e tij. Ai do të vendosë më së miri”, ka përfunduar agjenti i tij./veqsport.com/