Agjenti i polakut në Liverpool, Piotr Zielinski: Nuk kam të ardhme të sigurt te Napoli

E publikuar: 14/12/2018 05:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Piotr Zielinski ka ftohur sugjerimet se mund të bashkohet me Liverpoolin.

Agjenti i polakut ishte i pranishëm në Anfield Road të martën mbrëma kur The Reds triumfuan me rezultat 1-0 kundër Napolit.

Përkundër mohimit rreth një lëvizje të mundshme për tek anglezët, sulmuesi pranoi se nuk e ka të sigurt qëndrimin në Serie A.

“Sinqerisht, nuk e di”, tha Zielinski për Polsat Sport kur u pyet për të ardhmen pas ndeshjes. “Ne kemi folur më parë, por nuk përmendi asgjë rreth mundësisë së trasnferimit”.

Le të kujtojmë se agjenti gjithashtu është menaxheri i Kamil Grabara (portieri Liverpool Under23), kështu që nuk do të ishte befasi nëse do të transferohet te anglezët.

“Ndihem shumë mirë në Napoli, edhe pse nuk e di ende nëse do ta zgjas kontratën time”, tha ai.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani është paraqitur 87 herë për napolitanët dhe ka shënuar 12 gola. /Telegrafi/