Agjenti i Benzemas ua mbyll dyert skuadrave të interesuara

E publikuar: 19/10/2017 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjenti i sulmuesit francez, Karim Benzema ka ftohur thashethemet për një lëvizje në Arsenal për sulmuesin e Real Madridit, por edhe tek skuadrat tjera.

Reprezentuesi i Francës është lidhur me një lëvizje në Arsenal në sezonin e kaluar, por edhe në këtë sezon.

Shtypi spanjoll gjithashtu pretendojnë se Topçinjtë kanë paraqitur edhe një ofertë për shërbimet e sulmuesit francez.

Megjithatë, përfaqësuesi i Benzemas, Karim Djaziri, i mohuar këto pretendime.

Benzema gjatë Superkupës së Evropës ndaj Man Unitedit (Foto/Telegrafi)

Agjenti i Benzemas ka këmbëngulur se klienti i tij është i lumtur në Santiago Bernabeu.

“Karim Benzema është shumë i lumtur në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Djaziri për mediumit anglez Sky Sports News.

“Ai nënshkroi një kontratë të re muajin e kaluar dhe nuk ka asnjë qëllim të largohet nga klubi”, përfundoi agjenti i Benzemas.

Ndryshe, Benzema po luan rregullisht këtë sezon me Realin, por përsëri po vërehet mungesa e golave, ku të parin në La Liga e gjeti vetëm javën e kaluar. /Telegrafi/