Agjenti: Gabigol do huazohet në Evropë

E publikuar: 21/04/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nëse Gabigol nuk luan në Inter, atëherë ai do të huazohet në një klub evropian”, ka konfirmuar agjenti i talentit brazilian, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol.

Sulmuesi brazilian erdhi nga Santosi në muajin gusht për 29.5 milionë euro, por bëri vetëm tetë paraqitje në mes të Serie A dhe Kupës së Italisë për një total prej 153 minutash të futbollit.Ai shënoi vetëm një gol kundër Bolognas më 19 shkurt, por ka mbetur në stol në gjashtë ndeshjet e fundit pa luajtur asnjë minutë dhe kjo nuk po i pëlqen aspak fituesit të olimpiadës me Brazilin.

“U ktheva në Milano dje dhe fola me drejtuesit e Interit”, ka thënë fillimisht agjenti Wagner Ribeiro për Fox Sports Brasil.

“Ne do ta zgjidhim çështjen: nëse ai nuk luan, ose më mirë, nëse atij nuk i jepet mundësia për të luajtur në të ardhmen – jo domosdoshmërish si titullar – atëherë ai do të huazohet në një klub evropian”.“Nuk do të ketë një kthim të tij në Brazil, do huazohet në Evropë”, përfundoi agjenti i Gabigolit.

Sassuolo dhe Atalanta kanë qenë skuadrat që kanë mundësitë për t’i dhënë kohën e duhur 20-vjeçarit në Serie A, por kjo sugjeron që ai mund të shkojë në një ligë tjetër evropiane. /Telegrafi/