Agjenti: Calhanoglut nuk i intereson Barcelona

E publikuar: 11/03/2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agjenti i Hakan Calhanoglut, Bektas Demirtas ka konfirmuar se klienti i tij nuk dëshiron të hap bisedimet për një transerim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Agjenti i Calhanoglut ka thënë se klientit të tij nuk i intereson fare Barcelona dhe interesimi që ajo ka për të siguruar shërbimet e tij.

“Nuk dua të bëhem shumë arrogant, por Calhanoglut nuk i intereson për Barcelonën apo për interesin që ka ajo për të”.

“Hakan ka gjithçka që i duhet atij te Leverkuseni, po luan në Ligë të Kampionëve, po lufton për Kupën e Gjermanisë dhe është duke bërë mirë në Bundesligë”, përfundoi Demirtas.