Agjencia që akrediton programe shkel e shko

E publikuar: 03/04/2015 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dyshohet të mos ketë marrë parasysh vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë privat.

Ferdije Zhushi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ka thënë se ato nuk janë raporte, por draftraporte, transmeton gazeta “Epoka e re”.

Dokumenti që është paraqitur, ka të bëjë me akreditimin e disa programeve të Kolegjit “Victory”, i cili është i shkruar në gjuhën angleze, ku thuhet : “Raporti final, 22 qershor 2010, i shkruar nga profesor Stephen Adam, profesor Volker Gehmlich dhe ass. Ingerborg Motti, në programin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci në nivelin bachelor dhe nivelin master, Kolegjit “Victory” nuk i jepet rekomandim për akreditim (not recommended) pasi, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ai nuk i përmbush kriteret minimale për akreditim”.

Por, në një dokument tjetër që nuk ndryshon as data, programi në fjalë akreditohet për një vit./Indeksonline/