Agjencia Pyjore e Kosovës: Pylltari i arrestuar nuk është zyrtar i yni

E publikuar: 24/01/2017 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agjencia Pyjore e Kosovës, ka mohuar lajmin se personi i arrestuar M.K. për marrje ryshfeti është zyrtar i kësaj agjencie.
Në reagimin e kësaj agjencie thuhet i arrestuari është zyrtar i Autoritetit Pyjor Komunal të Ferizajt

“Agjencia Pyjore e Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sqaron opinionin publik se shkrimi me titull ‘Arrestohet një pylltar në Ferizaj për shkak të marrjes së ryshfetit’, përmban të pavërteta, pasi që pylltari i arrestuar M.K., nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës, siç thuhet në brendësi të shkrimit, por është zyrtar i Autoritetit Pyjor Komunal të Ferizajt”, thuhet në reagim.

Po ashtu kjo agjenci thotë se ndaj personit në fjalë, Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, i cili është në varësi të APK-së ka qenë edhe iniciuesi i padive dhe kërkesave për hetimin e veprimeve të këtij zyrtari dhe falë këtij bashkëpunimi në mes institucioneve ka ardhur deri të ky arrestim.