Agjencia për mbrojtjen e resurseve në SHBA, përdor aeroplanët për t’i mbushur liqenet me peshqi (Video)

E publikuar: 31/08/2018 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia për mbrojtjen e resurseve natyrore në Utah të SHBA-ve, ka publikuar një video të pazakontë, ku një aeroplan derisa fluturonte shihet duke derdhur nga cisterna që e kishte vendosur në pjesën e poshtme ujë me peshqi.

Agjencia e ka shpërndarë videon në internet me qëllim që të informon qytetarët se si i mbushin liqenet në male me peshq. Aty shihet aeroplani duke fluturuar mbi male, dhe në një moment hapet rezervuari nga i cili bien peshq dhe ujë në liqen, transmeton Telegrafi.

“Një fakt interesant. Ne i mbushim liqenet në malet e Utah me peshq. Ata janë shumë të vegjël dhe 95 për qind i mbijetojnë rrëzimit”, kanë shkruar në profilin e tij në Twitter, kjo agjenci që mbron resurset natyrore.

Edhe pse disa janë shprehur skeptikë për mënyrën e mbushjes së liqeneve me peshq, zyrtarët e kësaj agjencia janë shprehur se është opsioni më i shpejtë dhe i sigurtë.

Kjo metodë përdoret në SHBA që nga viti 1950 dhe deri më sot është dëshmuar si një mjaft efektive. /Telegrafi/