Agim Veliu pret në takim Ipeshkvin e Kosovës, ja për çfarë biseduan

E publikuar: 25/06/2020 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka pritur në takim Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës Dodë Gjergji. Veliu ka falënderuar Gjergjin për rolin e kishës katolike në Kosovë në sensibilizim e qytetarëve, e sidomos atyre të besimit katolik, për mbrojtjen nga Covid-19.

‘’Pata knaqësinë ta pres në takim Ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me të cilin biseduam për situatën e përgjithshme në Kosovë, me fokus menaxhimin e situatës me COVID-19.’’, ka thënë ai.

‘’Falënderova Ipeshkvin për rolin e tij dhe të Kishës Katolike në Kosovë, në sensibilizimin e të gjithë qytetarëve, në veçanti atyre të besimit katolik për respektimin e udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, sa i përket masave mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.’’, përfundon Veliu. /Express/