Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

E publikuar: 27/01/2020 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar sot se nuk pranojnë oferta të reja nga LV-ja përveç asaj ku Lidhjes Demokratike i takon posti i kryeparlamentarit, presidenti dhe pesë ministri, raporton Gazeta Express.

Para mediave, Veliu ka deklaruar se po presin që LV-ja të deklarohet për ofertën e tyre.

“Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh një herë. Jo ne po presim që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president, kjo është oferta që qëndron”, thotë Veliu.

Madje, nënkryetari i LDK-së, është shprehur i bindur që këtë qëndrim nuk e kundërshtojnë as brenda partisë.

“Ky vendim është i organeve të LDK-së nuk e besoj që dikush e kundërshton, është vendim dhe qëndrim i organeve të LDK-së”, shton ai, teksa thotë se gjasat janë që sot të ketë takim.

“Gjasat janë se do të ketë takim. Unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë epilogu që do të ketë ky proces duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presim. Coftë ai pozitiv coftë epilogu tjetër. Sot sipas mendimit tim duhet të ndodhë. Nuk heqim dorë nga kjo ofertë”, ka përfunduar ai.