Agim Veliu me deklarata të forta kundër Vjosa Osmanit dhe koalicionit me Vetëvendosjen

11.10.2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Agim Veliu me deklarata të forta kundër Vjosa Osmanit dhe koalicionit me Vetëvendosjen

Arlena Krivenjeva
11 Tetor 2019 12:22
Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu që udhëheq edhe bastionin e kësaj partie në Podujevë, si duket nuk ka dalë i kënaqur nga rezultati i Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e gjashtë tetorit. Në një bisedë për Gazetën Express, Veliu flet për Vjosa Osmanin në pozitën e Ministres së Jashtme, e për koalicionin me Vetëvendosjen.

Gazeta Express

Njeriu i dytë në LDK pas Isa Mustafës, Agim Veliu që ishte edhe ndër më të zëshmit që kishte kundërshtuar një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje e nuk u duk fort i lumtur kur Vjosa Osmani u propozua nga partia si kandidate për kryeministre, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë mirë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në një bisedë për Gazetën Express, Veliu thotë se pavarësisht se dikush po e paraqet si rritje përqindjen e LDK-së, në zgjedhjet e kaluara nacionale kjo parti kishte pasur përqindje më të madhe. Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi që Osmani e prezentoi rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje si më të mirin që nga viti 2004.

“LDK nuk ka dalë mirë. LDK nuk ka humbë se nuk ka qenë në pushtet, po LDK nuk ka fituar edhe përqindja e këtyre zgjedhjeve edhe pse dikush po mundohet me prezantuar sikur rritje LDK në përqindje nuk ka rritje, që në dy palë zgjedhje të kaluara LDK ka qenë në përqindje më e madhe se sa që e ka përqindjen tash. Në zgjedhjet e kaluara nacionale ka qenë në përqindje më e madhe”, thotë Veliu, derisa, i njëjti thotë se ka disa faktorë se pse LDK doli si parti në zgjedhje, e për këtë duhet të pyetur ekipi zgjedhor e vetë Vjosa Osmani.

“Këtu ka shumë faktorë nuk është vetëm një, sigurisht këtë pyetje duhet me ja shtu në radhë të parë kandidates edhe ekipit. Unë ende nuk e kam një vlerësim të qartë, jam ka punoj në këtë drejtim, sigurisht do të mblidhen organet e partisë do ta shqyrtojnë krejt ecurinë edhe sigurisht do ta kemi një qëndrim do të vijmë te një e vërtetë”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, ka dyshime edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Veliu thotë se të dy partitë kanë dallime në programe.

“Vallai shtir e ka se programet tona janë të ndryshme edhe pse prap këtu dikush po mundohet me paraqitë se këto janë të njejta. Programet tona janë shumë të ndryshme edhe si parti edhe nuk do të jetë e lehtë, po duhet me bisedu edhe me bë përpjekje me u afru nëse ka ndonjë mundësi, nëse ka hapësirë”, shton, derisa, komenton edhe takimin e djeshëm të bërë në mes të krerëve të dy partive.

“Ne fillimisht edhe pse ka ndodhë një takim i parë që nuk është diskutu faktikisht ndonjë modalitet, ne do ta diskutojmë në organet e partisë, edhe do të marrim vendim çdo vendim të partisë e respektoj”, shton ai.

Agim Veliu në një përgjigje për Express ka komentuar edhe pozitën që po diskutohet se do të marrë pas marrëveshjes për koalicion me VV-në, Vjosa Osmani. I njejti thotë se nuk e di a mund të jetë e kënaqur Osmani me emërim vetëm si Ministre e Punëve të Jashtme, pasi që fillimisht kishte qenë kandidate për kryeministre.

“Nuk e di, nuk e di a mund të jetë e kënaqur me një pozicion të tillë, nuk e di a mund të jetë e kënaqur ajo prej një pretendente për kryeministre, me një post ministror, nuk e di, është çështje e saj ajo duhet me vendosë duhet ta thotë fjalën vetë”, shton Veliu, derisa komenton edhe se si duhet të bëhet ndarja e ministrive.

“Nuk është najfar dallimi i madh me vota, duhet të edhe VV me pas kujdes shumë se çka po mendon ose si po sillet në deklarimet e para pas zgjedhjeve, thanë që do t’i kenë shtyllat kryesore, këtë atë me rend, nuk e di se ku e çojnë. Edhe vendimet e organet e LDK-së, edhe bisedat që do të rrjedhin po besoj”, thotë ai.

Veliu ka komentuar edhe deklarimin e Kurtit për Listën Serbe.

“Çështja e listës serbe është diçka tjetër, është çështje që ata kanë mendu me votu në atë formë, ata e kanë thënë fjalën e vet, nuk e di si mendon ai me i sistemu këto gjëra”, thotë ai.

Sa i përket asaj se LDK mbeti përsëri bastion në Podujevë edhe në këto zgjedhje, Veliu shton se aty është një stabilitet elektoral. I njëjti megjithatë pavarësisht kësaj thotë se nuk preferon ndonjë post ministror por do të qëndrojë kryetar komune deri në fund të mandatit.

“LDK në Podujevë është më stabile, ka vite që në Podujevë është ma e madhja, edhe jemi dega më e madhe në Kosovë, e kemi një stabilitet të elektoratit megjithatë. Unë e kam mandatin tim punën time, nuk i lë qytetarët e Podujevës do të punoj deri në fund të mandatit, me gjithë fuqinë që e kam nëse kam jetë e shëndet”, ka thënë ai.

I pyetur se a është në tryezën e diskutimeve VV-LDK pozita e presidentit, e a mund të ju premtohet kjo Vjosa Osmanit, Veliu ka shtuar se nuk janë në pozicion që të provojnë gjëra.

“Nuk kisha dashtë me i komentu skenarët e ndryshme, nuk jemi në pozicion me provu gjëra veç hajt te provoj këtë veç hajt nëse sbon kjo, se besoj që është korrekte në radhë të parë”, ka përfunduar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë si parti e dytë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, me një rezultat të ngushtë me partinë e parë, VV-në e Albin Kurtit.

Të dy partitë tashmë kanë filluar diskutimet për një koalicion të mundshëm paszgjedhor./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bislimi takon drejtuesit e ATK-së

Bislimi takon drejtuesit e ATK-së

Në Sllatinë të Poshtme në Viti, sot varroset 18 vjeçare nga Kosova që vdiq në Zvicër

Në Sllatinë të Poshtme në Viti, sot varroset 18 vjeçare nga Kosova që vdiq në Zvicër

Pink: Presidenti Trump nuk përfaqëson gjysmën e vendit tonë, kjo nuk është Amerika

Pink: Presidenti Trump nuk përfaqëson gjysmën e vendit tonë, kjo nuk është Amerika

Plazhet më të bukur në botë, krejtësisht i zbrazur

Plazhet më të bukur në botë, krejtësisht i zbrazur

Hotit, detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi

Hotit, detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi

Kjo është agjenda e Avdullah Hotit si Kryeministër

Kjo është agjenda e Avdullah Hotit si Kryeministër

Autopsia e re se si vdiq Floyd

Autopsia e re se si vdiq Floyd

Rozeta Hajdari, ministrja e parë që e dorëzon detyrën

Rozeta Hajdari, ministrja e parë që e dorëzon detyrën

Gjermania: Kemi paketë stimuluese shumëmiliardëshe për ekonominë pas pandemisë COVID-19

Gjermania: Kemi paketë stimuluese shumëmiliardëshe për ekonominë pas pandemisë COVID-19

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00

6 milion e 500 mijë numri i të infekrtuarve, mbi 350 mijë të vdekur nga koronavirus

6 milion e 500 mijë numri i të infekrtuarve, mbi 350 mijë të vdekur nga koronavirus

Vret 2-vjeçarin, e dhunonte sistematikisht dhe filmonte torturat

Vret 2-vjeçarin, e dhunonte sistematikisht dhe filmonte torturat

Kurti sot shkon, Hoti merr detyrën

Kurti sot shkon, Hoti merr detyrën

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve