Agim Bahtiri shkarkon gjashtë drejtorë

E publikuar: 23/09/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

K​ryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka deklaruar se ka marrë vendim për shkarkimin e gjashtë drejtorëve, tre prej LDK’së, dy prej AKR’së dhe një të AAK’së.

“Kohëve të fundit kam pasur shqetësim në lidhje me performancën e drejtorëve të koalicionit, ku sot kam vendosur që një pjesë e tyre të ndërrohen, sepse LDK ka njerëz më profesionist që mund ta qojnë vendin përpara. Kërkoj nga partneri i koalicionit LDK, që të miraton këtë vendim dhe t’i dërgon njerëzit më profesionist dhe më të devotshëm që të qeverisim edhe më mirë”, ka thënë Bahtiri, raporton Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se ka shkarkuar: Ajmane Barani, drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim, Mensur Beqiri, drejtor për Mirëqenie Sociale, Besim Beka, drejtor për Kadastër, Enver Uka, drejtor për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ardian Kavajën, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.

I pyetur se a do të lidhë koalicion me PDK-në, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se do të ketë koalicion me këtë parti.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, me kërkesën e PDK-së është shtyrë seanca për javën e ardhshme, ku pritej të votohej buxheti i vitit 2016, gjë që e ka nxitur kryetarin Bahtirin t’iu thotë asamblistëve të PDK-së se nuk do të bëjë koalicion me ta. /Veriu.info/