Agim Bahtiri i pezullon raportet me AKR-në e Pacollit

E publikuar: 10/01/2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëspresidenti i AKR-së dhe Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka ngrirë raportet me partinë e tij për shkak të pakënaqësive me zhvillimet e brendshme.

Bahtiri këtë e ka konfirmuar në një prononcim të shkurtër për Veriu.info, ku ka thënë që për momentin nuk ka raporte me partinë e drejtuar nga Behgjet Pacolli.

“Po, i kam pezulluar raportet me AKR-në për shkak të disa proceseve që nuk po shkojnë në rrugën e duhur”, ka thënë ai, pa dhënë sqarime shtesë.

Ndryshe, raportet e Bahtirit me Pacollin shpeshherë nuk kanë qenë të mira, pasi që presidenti i AKR-së me shumë i ka dhënë përparësi në parti familjarëve dhe drejtuesve të kompanisë private “Mabetex”, se sa aktivistëve dhe personaliteteve tjera brenda AKR-së./Veriu.info