Afro 50 mijë pacientë të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë

E publikuar: 19/01/2021 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ndërkohë numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka arritur në 49 mijë e 432.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), bën të ditur se vetëm në 24-orët e fundit nga COVID-19 janë shëruar 163 pacientë, transmeton Telegrafi.

Për gjatë 24-orëve të fundit, po ashtu janë konfirmuar edhe 267 raste të reja, ku më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 56.

Pastaj, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste.

Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste.

Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime. Ndërkaq, raste aktive janë 5 mijë e 275.

Theksojmë se Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCovid, ku në komunat që janë në zonë të kuqe qytetarët kanë të drejtë të lëvizin deri në ora 21:30, po ashtu sektori i gastronomisë, operatorët ekonomikë dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00.

Ndërsa, komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, gastronomia, operatorët ekonomik dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, kurse në këto zona është larguar ora policore.