Afro 1 miliardë dollarë janë vjedhur në monedha kriptografike që nga fillimi i vitit

E publikuar: 11/10/2018 03:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjedhjet e monedhave kriptografike nga platformat e tregtimit dhe bursat e këmbimit arritën në 927 milion dollarë në 9 muajt e parë të vitit, ose 250% më të larta sesa një vit më parë.


Monedhat dixhitale të vjedhura në 2017-ën kishin vlerë prej 266 milion dollarësh.

Popullariteti i Bitcoin dhe ardhja e mese 1,600 monedhave dixhitale të ndryshme kanë shtuar interesin e hakerave në industrinë e monedhave kriptografike.


Raporti gjithashtu citoi se bursat kryesor të monedhave kriptografike me praktika të dobëta ligjore kundër pastrimit të parave janë përdorur për të pastruar 2.5 miliardë dollarë bitcoin që nga 2009.

CipherTrace tha se raporti i përpiluar ka pasur në vëmendje 20 bursa më të mëdha. /PCWorld Albanian