AFP: Samiti i Sofjes nën hijen e Trumpit

E publikuar: 13/05/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e lajmeve AFP në një artikull për Samitin e Sofjes, ka raportuar se ky takim do të mbahet nën hijen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo ka të bëjë me problemet e fundit lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit.

“Takimi i liderëve evropianë me gjashtë homologët ballkanikë të enjten në Bullgari vjen pasi Brukseli po përpiqet të luftojë kundër ndikimit rus në Ballkan dhe me premtime për anëtarësim në BE. Megjithatë tërheqja e Trump nga marrëveshja e Iranit, ka tensionuar lidhjet, dhe kjo do të dominojë në darkën e udhëheqësve të BE-së në samitin e së mërkurës”, shkruan AFP, transmeton lajmi.net.

Siç raporton kjo agjenci e lajemve, fjalët “anëtarësim” dhe “zgjerim” do të mungojnë në deklaratën që pritet të miratohet nga ky samit.

“Fjaltë anëtarësim dhe zgjerim mungojnë dukshëm në deklaratën e samitit. Gjithashtu është i dukshëm mungesa e kryeministrit spanjoll, Marijano Rajoy vendi i të cilit është i kujdesshëm për shkak të pretendimeve seperatiste të Katalonjës, dhe për këtë nuk e njeh Kosovën”, thuhet tutje në raport.

Gjithashtu edhe ndikimi rus në Ballkan nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejt, por vetëm me një referencë të dukshme.

Gjashtë vendet e Ballkanit – Shqipëria, Bopsnja, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi dhe Serbia po presin me padurim për tu bashkuar në BE, në zgjerimin e parë që do të zgjasë edhe aktër vjet.

Më së afërmi janë Mali i Zi dhe Serbia që këtë proces mund ta përmbyllin deri në vitin 2025. /Lajmi.net/