AFP: Jeremiç do të përballet me veton e fuqive perëndimore, shkak NATO dhe Kosova

E publikuar: 05/10/2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati nga Serbia, Vuk Jeremiç ka të ngjarë të përballet me veton e fuqive perëndimore në raundin e sotëm të votimit për një sekretar të ri të përgjithshëm të OKB-së.

Siç shkruan AFP, përcjell Telegrafi, kjo mund të ndodhë për shkak të qëndrimit të tij anti-NATO dhe kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës.

Gara për shefin e ardhshëm e OKB-së merr një kthesë vendimtare të mërkurën, kur fuqitë e mëdha në Këshillin e Sigurimit për herë të parë tregojnë se cilët kandidatë janë të përgatitur për t’i bllokuar.

 Aktualisht janë 10 kandidatë për postin e lartë të OKB-së, duke përfshirë favoritin Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, i cili ishte shefi i OKB-së për refugjatë për një dekadë.

Gjithsesi, sipas AFP, një veto “dekurajuese” nuk do të shënonte fundin e kandidaturës dhe në vend të kësaj mund të hapë derën për negociata.

Gjatë një vote të fshehtë, të gjithë 15 anëtarët e Këshillit do të vlerësojnë kandidatët me “inkurajoj”, “dekurajoj” ose “pa opinion”.

Përveç Guterres, në garë janë edhe ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, ish presidenti slloven Danilo Turk.

 Ministrja e Jashtme e Argjentinës, Suzana Malcorra, ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, janë gjithashtu në mesin e pesë femrave në garë.

Sipas procesit të përzgjedhjes, kandidati i nominuar do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Sekretari i ri i përgjithshëm do të fillojë punën më 1 janar.

Të martën, “1 për 7 miliardë” një grup i OJQ-ve duke bërë fushatë për transparencë u shkroi ambasadorëve të pesë fuqive të mëdha.

Sipas tyre, shefi i ri i OKB-së duhet të jetë në gjendje për të zgjedhur një ekip të fortë që do të emërohej “jo si rezultat i marrëveshjeve politike”.