Afërdita Dreshaj me shoqe ‘vërshojnë’ plazhin në Miami!

E publikuar: 17/07/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afërdita Dreshaj muajin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, modelja po argëtohet bashkë me mikeshat e saj në plazhin e Miamit.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar gjatë gjithë javës imazhe të “nxehta” në plazh bashkë me Xhesika Berberin dhe shoqet e tyre.

“Kur java e notit ka përfunduar”, ka qenë mbishkrimi që ajo la mbi një fotografi ku të gjitha shfaqen atraktive në bikini.

Modelja e sapo martuar në këtë mënyrë tregon se po jeton ditët më të mira të jetës së saj.