Afër 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara pa u numëruar

E publikuar: 22/10/2019 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor nëpërmjet një njoftimi ka treguar se cili është numri i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit të KQZ-së, numri i votave me kusht në nivel të vendit është 26 mijë e 400, ndërsa i atyre të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150, shkruan lajmi.net.

Sipas KQZ-së, këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve dhe prej tyre do të numërohen vetëm votat që aprovohen.

“Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.