Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës nis më 30 gusht

E publikuar: 27/08/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka miratuar buxhetin rreth 6 milionë euro për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë mbledhje, ndër të tjera, janë caktuar edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore, sipas të cilave fushata do të zgjasë dhjetë ditë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht.