Afati i ushqimeve në frigorifer dhe friz

E publikuar: 22/09/2017 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuptoni se çfarë duhet të hidhni dhe çka mund të ruani në frigorifer pa frikën që do të prishet.

Ushqimin e ngrirë mund ta ruani pa merak sa të dëshironi, por ka mundësi që ta ndryshojë shijen pas afatit të shënuar të skadimit.

Më së shumti kujdes kërkojnë produktet e qumështit dhe të mishit, ndërsa produktet në kavanoz nuk do të prishen aq shpejt nëse i mbyllni mirë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë do të gjeni një listë që tregon jetëgjatësinë e disa ushqimeve (rezultatet mund të duken pak të habitshme nga shumë njerëz të cilët janë mësuar t’i mbajnë ushqimet më gjatë në frigorifer, megjithatë, më mirë të jemi të sigurt sesa të vuajmë pasojat pastaj).

• Supa: 3-4 ditë në frigorifer, 2-3 muaj në friz;
• Mishi i zier: 3-4 ditë në frigorifer, 2-3 muaj në friz;
• Pula e zier: 3-4 ditë në frigorifer, 4 muaj në friz;
• Mishi i pagatuar i qengjit: 3-4 ditë në frigorifer, 6-9 muaj në friz;
• Mishi i pagatuar i pulës: 1-2 ditë në frigorifer, 9 muaj në friz;

Nëse përcaktoheni vetëm për friz, afati i qëndrueshmërisë së disa ushqimeve është si në vijim:

• Buka dhe ëmbëlsirat: 3 muaj;
• Proshuta e zier: 1-2 muaj;
• Gjalpi: 6-9 muaj;
• Bërxolla e pagatuar: 4-6 muaj;
• Bifteku i pagatuar: 6-12 muaj;
• Akullorja: 2 muaj;
• Guaskat: 3-6 muaj;
• Pemët: 6-12 muaj.

/Telegrafi/