Afaristë shqiptar nga Skandinavia, informohen për kushtet për investime në Kosovë

09.04.2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Afaristë shqiptar nga Skandinavia, informohen për kushtet për investime në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Stokholm, nën patronatin e të ngarkuarit me punë Ambasador, Sedat Burrniku, në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve në Suedi, me kryetar Halim Hoti dhe nënkryetar, Milaim Makolli, realizoi takimin që pritej kaherë, duke arritur kështu t’i bashkoj afaristet dhe bizneset ne Skandinavi.

Se ky takim ishte i frytshëm, kjo u pa dukshëm përmes interesimit të madh nga të pranishmit në këtë takim.
Ajo që duhet vënë në sfond është se Sesioni informues me temën “Klima e Investimeve në Kosovë” krijoi mundësinë që në formë pakoje përmbledhëse, të ofrojë mundësitë për investime në Kosovë, për të interesuarit, afaristët shqiptarë nga Skandinavia.

Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, të kryetarit Halim Hoti, ju dëshiroi mirëseardhje në këtë ngjarje historike të natyrës ekonomike për bizneset shqiptare këtu në Skandinavi.

E veçanta e kësaj ngjarje ekonomike është bashkëpunimi i afaristëve shqiptarë në Skandinavi dhe Institucioneve tona në atdhe në mënyrë që të akordohemi dhe të informohemi për zgjerimin, rritjen dhe përcjelljen e përvojave tona ekonomike me ato në atdhe, në mënyrë që në të ardhmen djersen dhe punën tonë, ta bartim atje, në mënyrë që të krijomë vende pune dhe perspektivë europiane.

Andaj qëllimi dhe prioriteti kryesorë i RRBDSH-së në Suedi, është zhvillimi ekonomik i vendlindjes, që një ditë të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj, e veçanërisht për investitorët nga vendet skandinave, potencoi Makolli në emër të Rrjetit të Bizneseve këtu në Suedi.

Madhështinë këtij Forumi Ekonomik, ia shtoi pjesëmarrja e Përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në krye me zëvendëkryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, deputetin Enver Hoti, ushtruesin e detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë shkëlqesinë e tij, Sedat Burrniku, drejtorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, Naim Sadiku, përfaqësuesit e departamenteve dhe bordeve të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Duhet potencuar se në këtë takim morën pjesë edhe Kryesia e Rrjetit Shqiptarë nga Norvegjia dhe Finlanda.
“Ju shprehi mirënjohje të gjithë juve që një jetë të tërë e keni kaluar në mërgatë, e që asnjëherë nuk jeni ndarë nga vendlindja, duke kontribuar e angazhuar për lirinë e Kosovës”, nisi fjalimin Zv.Kryeministri i Kosoves, Fatmir Limaj.
“Ftesa ime nga këndvështrimi juaj për Kosovën, është t’a ndani në dy epoka. Epoka e Lirisë dhe ajo e shtendërtimit. Porosia ime është ta duani shtetin tuaj, nuk ka arritje më të madhe se sa shteti. Nëse jeni të pakënaqur me pushtetin mobilizohuni e ndryshojeni atë. Dallojeni shtetin nga pushteti. Shteti është i shenjtë dhe është mbi të gjitha, ndërsa pushtetet shkojnë e vijnë, kurse ne nuk kemi atdhe tjetër”, ka shtuar Limaj.

“Ajo që dua të them sot në emër të qeverisë së Kosovës, është se dyert i keni të hapura, në mënyrë që ta shfrytëzoni potencialin e madh që keni. Ne, na duhet përvoja juaj, na duhet kultura e punës, në mënyrë që këto t’i bartni tek njerëzit tanë. Shkëmbimi i këtyre përvojave është shumë më i rëndësishëm. Ftoj që vajzat dhe djemtë këtu të integrohen sa më shumë. Ne kemi nisur disa angazhime me qeveritë përkatëse evropiane. Do të angazhohemi të ndërtojmë marrëveshje bashkëpunimi edhe me Suedinë për lëvizjen e fuqisë punëtore sezonale këtu në kompanitë dhe ajo përvojë pastaj të bartet në Kosovë”.
Zëvendëskryeministri ka thënë se prioriteti kryesor i kësaj qeverie është rritja e ekonomisë në vend, andaj deri sa gjatë luftës ka qenë patriotizëm ta mbrojmë vendin, sot patriotizmi më i madhë është ta ndërtojmë dhe zhvillojmë atë ekonomikisht, përfundoi fjalen e tij zëvendëskryeministri Limaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Daut Haradinaj për listat e veteranëve: Turp, keni me e përplasë popullin mes vete

Daut Haradinaj për listat e veteranëve: Turp, keni me e përplasë popullin mes vete

Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues, thotë se nuk ka marrë asnjëherë pension

Time Kadrijaj në listën e veteranëve mashtrues, thotë se nuk ka marrë asnjëherë pension

Sylejman Selimi me porosi nga burgu për organizatorët e protestës

Sylejman Selimi me porosi nga burgu për organizatorët e protestës

Mbi 80 për qind e kallëzimeve penale nuk merren parasysh nga prokurorët në Kosovë

Mbi 80 për qind e kallëzimeve penale nuk merren parasysh nga prokurorët në Kosovë

Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni bën thirrje të korrigjohen listat

Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni bën thirrje të korrigjohen listat

Mediu: Dialogu me Serbinë të finalizojë njohjen e pavarësisë, me garantimin e integritetit të territorit

Mediu: Dialogu me Serbinë të finalizojë njohjen e pavarësisë, me garantimin e integritetit të territorit

Veseli në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Veseli në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Zv.ministri i FSK-së thotë se rajoni do të përfitojë nga shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Zv.ministri i FSK-së thotë se rajoni do të përfitojë nga shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës

Albin Kurti thotë se vetëm një idiot si Thaçi mund ta shpëtojë Vucicin

Albin Kurti thotë se vetëm një idiot si Thaçi mund ta shpëtojë Vucicin

Rrjeti i trenave Eurostar do të shkojë në grevë për kushtet e punës

Rrjeti i trenave Eurostar do të shkojë në grevë për kushtet e punës

Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

Policia konfirmon se i vrari në Istog është një 29 vjeçar

Policia konfirmon se i vrari në Istog është një 29 vjeçar

Flet shqiptari që fitoi mandatin e dytë të deputetit në Suedi

Flet shqiptari që fitoi mandatin e dytë të deputetit në Suedi

Serbët i mbesin besnik Beogradit, por marrin para edhe nga Prishtina

Serbët i mbesin besnik Beogradit, por marrin para edhe nga Prishtina

Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Katër punëtorë rrëzohen nga një objekt në Ferizaj

Katër punëtorë rrëzohen nga një objekt në Ferizaj