Aeroporti sqaron vonesat e haxhilerëve për të shkuar në Mekë

E publikuar: 20/08/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 190 kosovarë kanë mbetur në pritje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’u nisur për haxh.
Sipas zyrtares për informim të Aeroportit të Prishtinës, fluturimi në fjalë ka pasur vonesë.

“Ka vonesë në fluturimin përkates. Por për të gjitha detajet e tjera duhet të drejtoheni te përfaqësuesit e kompanisë ajrore meqeneëse nuk jemi kompetent të flasim në emër të kompanisë”, tha Valentina Gara për KALLXO.com.
Ndërsa, zyrtari për informim i Bashkësisë Islame të Kosovës nuk ka qenë i qasshëm.