Aeroporti i Prishtinës mund të “paralizohet” (Video)

E publikuar: 02/04/2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

147 punëtorët e Kontrollit Ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka gjasa të bojkotojnë punën e tyre më 5 prill.
Shkak për këtë është mos marrja e pagave, për shkak të bllokimit të llogarisë së kësaj agjencie.

Siç raporton Klan Kosova, këta punëtorë nuk i kanë marrë akoma pagat e muajit mars. Shkak i mos marrjes se pagave është mungesa e fondeve.

Paratë e tyre thuhet të kenë shkuar për shpronësimet rreth terminali të ri, ndërsa borxhet iu kanë transferuar kontrollit ajror.