Aeroporti i Prishtinës i gatshëm për t’i rifilluar fluturimet, por për këtë vendos Qeveria e Kosovës

E publikuar: 20/06/2020 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është shprehur i gatshëm për rifillimin e fluturimeve, por për këtë thotë se vendos Qeveria e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne. -Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”.