Aeroplani nga Italia në Prishtinë, udhëtarët kontrollohen një nga një për shkak të koronavirusit (Video)

E publikuar: 27/02/2020 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” disa ekipe mjekësore nga IKSHP-ja janë duke i kontrolluar udhëtarët që vijnë nga Italia, raporton Gazeta Express.

Nga afër kontrollet ka ardhur t’i përcjellë edhe drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani.

Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, Italia është prekur nga koronavirusi vdekjeprurës ku janë regjistruar 456 raste me të infektuar dhe të paktën 12 të vdekur.