Aeroplani më i madh në botë me dy kabina, 6 motorë dhe krah sa një fushë e gjysmë e futbolli, pritet të ngritet në ajër muajin e ardhshëm (Foto/Video)

E publikuar: 21/04/2018 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplanin më të madh në botë të njohur si Stratolaunch, po e ndajnë vetëm një muaj nga realizimi i fluturimit të parë.

Fluturakja që është produkt i bashkëthemeluesit të kompanisë Microsoft, Paul Allen, ka krahët sa një fushë e gjysmë e futbollit, ka dy kabina, 28 rrota dhe gjashtë motorë që normalisht përdoren për të vënë në lëvizje aeroplanit 747, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht do të përdoret për transportimin e njerëzve dhe raketave që mbajnë brenda satelitë për vëzhgim jashtë atmosferës së tokës.

Gjatë simpoziumit të aeronautikës së organizuar në Colorado të SHBA-ve, Stratolaunch është thënë se gjatë muajit të ardhshëm pritet të realizojë fluturimin e parë.

Kjo fluturake tashmë ka kryer dy faza testuese, derisa në fluturimin e parë ka lëvizur me 41 kilometra në orë, kurse në të dytën me 74. Por ky aeroplan pritet t’i nënshtrohet edhe tri fazave tjera testuese para se të ngritet në ajër nga kompania.

Stratolaunch duhet ta arrijë shpejtësinë prej 128 kilometrave në orë gjatë fazës së parë të ardhshme testuese. Sidoqoftë më poshtë ju sjellim karakteristikat e këtij aeroplani, që e bën të jetë unik.

Stratolaunch është një fluturake me krahë më të mëdhenj se një fushë e futbollit, e cila një ditë mund të ndihmojë në lansimin e satelitëve jashtë orbitës së tokës.

Duke marrë parasysh përmasat gjigante të trupit, krahët e tij janë plotë 117 metra të gjatë, dhe mund të transportoj pesha deri në afro 300 tonë. /Telegrafi/