Aeroplani luftarak fluturon me shpejtësi të madhe pak metra mbi kokën e një burri (Video)

E publikuar: 02/10/2018 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aeroplan luftarak ka fluturuar vetëm pak metra mbi kokën e një burri, të cilin për pak sa nuk e goditi.

Aeroplani i ushtrisë ukrainase Su-24M, shfaqet nga askund duke fluturuar me shpejtësi të madhe mbi kokën e një burri që po filmonte, transmeton Telegrafi.

Ndërsa një person tjetër shihet duke qëndruar i shtrirë duke mbyllur veshët me duar, nga zhurma e madhe që e prodhonin motorët e aeroplanit luftarak.

Thuhet se videoja është filmuar në bazën ajrore në Ukrainë sipas gjitha gjasave në “Staro”, ku brigada e 7-të e aviacionit janë të stacionuar.

Kjo bazë ajrore është rreth 2.5 kilometra në lindje të Starokostiantyniv në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Su-24M është aeroplan luftarak me dy motorë i destinuar për të fluturuar ulët gjatë misioneve luftarake. /Telegrafi/