Aeroplani i vogël bie në autostradë, dy të vdekur

E publikuar: 12/04/2015 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar plagë të rënda dhe të rrezikshme për jetën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në afërsi të qytetit Oldenburg në Saksoninë e Poshtme.

Sipas informatave të para, aeroplani sportiv Cessna 172 pati probleme shumë shpejt pasi u ngrit nga aeroporti lokal, të dielën rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa nga fotot e publikuara në Twitter shihet se fluturakja ka rënë në bankinën e jashtme të autostradës A28, gjë që ka shkaktuar edhe mbylljen e trafikut.

Piloti thuhet të ketë qenë me eksperiencë, por akoma nuk dihet arsyeja e aksidentit.