Aeroplani i kompanisë arabe i mbuluar prej diamanteve mahniti përdoruesit e internetit, por jo gjithçka është si duket (Foto)

E publikuar: 10/12/2018 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur u shpërnda fotografia e aeroplanit të kompanisë arabe Emirates, që dukej se ishte mbuluar prej diamanteve, nuk është e habitshme që përdoruesit e internetit mbetën të mahnitur.

Imazhi e shfaqte një Boeing 777 në një aeroport të Dubait, me atë që duket sikur ka marrë një ndryshim të çmueshëm për festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.

Por, duket se jo gjithçka është si duket – e tëra është rezultat i një editimi shumë të zgjuar me Photoshop.

Punimi i Shakeel me aeroplanin që duket se është mbuluar me diamante

Ka qenë Sara Shakeel e cila e përpunoi imazhin, pasi ta ketë shkrepur derisa po udhëtonte për në Milano të Italisë.

Ish-dentistja e njohur për editime të tilla, e ka postuar imazhin në llogarinë e saj në Instagram dhe nuk kaloi gjatë, që të bëhet virale.

“A është e vërtetë apo jam në ëndërr, dua të fluturoj me këtë aeroplan për në pushime”, ka qenë një prej pyetjeve të shumta.

Meqenëse shumë njerëz nuk besonin se është e edituar, Shakeel ka konfirmuar se gjithçka u ndryshua prej saj. /Telegrafi/