Aeroplani gjerman që besohet të jetë fundosur para 75 vitesh, gjendet në bregdetin grek i ruajtur në mënyrë të përkryer (Video)

E publikuar: 19/07/2018 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aeroplan gjerman që është gjetur në brigjet e ishullit grek Rodos, i ‘ruajtur në mënyrë të përkryer’ ka tejkaluar çdo pritje të hulumtuesve.

Fluturakja Junkers JU-52, që është shfrytëzuar nga forcat naziste për transport, u gjet nga njësitet speciale, 75 metra thellë në brigjet e detit Egje, transmeton Telegrafi.

Mbetet misterioze prania e aeroplanit, për arsyen se çfarë po kërkonte në atë zonë, megjithëse gjatë vitit 1943, në atë ishull ka pasur prani të gjermanëve dhe dyshohet se në momentin që u fundos, ishte duke transportuar trupa.

Ende nuk dihet se sa njerëz ishin në ekuipazh, apo arsyet e përfundimit në det, por thuhet se është në gjendje shumë të mirë dhe do të hulumtohet në detaje. /Telegrafi/