Aeroplanët me ilustrimet që i dallojnë prej të tjerëve (Foto)

E publikuar: 22/01/2019 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur aeroplanët janë së bashku në aeroport, nuk dallojnë aspak prej të tjerëve.

Kompanitë ajrore e dinë mirë këtë, andaj ndonjërin prej fluturakeve e ilustrojnë në mënyrë të veçantë, që të dallohet prej grupit, transmeton Telegrafi.

Nganjëherë është reklamë, e nganjëherë për ndonjë çështje të rëndësishme – apo thjeshtë, për qejf.

Embraer i ka dhënë pjesës së përparme të një aeroplani, pamjen e një peshkaqeni, kurse një tjetri atë të tigrit, derisa China Western Airways e ka vizatuar një aeroplan me motive nga filmi Toy Story.

Motivet nga seria e animuar The Simpsons, janë shfrytëzuar nga Western Pacific Airlines, për të ilustruar një aeroplan.

Për mbrojtjen e specieve në zhdukje, Emitares ka vizatuar disa kafshë në një aeroplan, si vetëdijesim për mbrojtjen e botës së egër. /Telegrafi/