Aeroplanë e jahte private, vetura të shtrenjta e rroba të markave të njohura: Jeta luksoze e fëmijëve të pasanikëve të Afrikës (Foto/Video)

E publikuar: 22/05/2018 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë trend që fëmijët e pasanikëve nga e mbarë bota të publikojnë imazhe nga jeta e tyre luksoze, dhe kështu së fundmi kanë vepruar edhe fëmijët e pasanikëve të Afrikës.

Në llogarinë e tyre në Instagram, ata nuk hezitojnë t’i publikojnë imazhet nga pushimet luksoze me vetura të shtrenjta, aeroplanë privatë e shampanja në plazhe e pishina, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për pasanikët nuk ka sesi të mos shohim të rinjtë duke reklamuar aksesorët, rrobat e markave dhe njohura si dhe grumbujt me para.

Dhe derisa për shumicën e rinisë nëpër botë pushimet në një vend tropikal mbeten ëndërr, për këta të rinj nga Afrika shëtitja me jaht privat apo aeroplanë është diçka e zakonshme.

Llogaria ku ata postojnë fotografi në Instagram numëron 100 mijë ndjekës, dhe çdo ditë i përcjellin me vëmendje publikimet e tyre. /Telegrafi/