Adriano flet për fotografinë me kriminelin e shumë kërkuar brazilian: Historia nuk do të përfundoj këtu (Foto)

E publikuar: 24/09/2017 02:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Përfaqësueses braziliane të futbollit është bërë shpesh objekt i mediave për jetën e tij private, jo vetëm tani që është larguar nga futbolli i luajtur, por edhe më herët bëmat e tij kanë qenë të shumta.

Një gazeta në Brazil, publikoi së fundmi një foto që ngjalli mjaft reagimi.

Adriano duke u qethur në një nga lagjet më të rrezikshme në Brazil, natyrisht që nuk mungojnë asnjëherë edhe fotot me armë

“Perandori” është fotografuar i përqafuar me një prej personave më të kërkuar nga policia braziliane, Rogerio Avelino da Silva.

Ndaj grupit që ky person drejton, policia braziliane është duke vazhduar ‘luftën’ për të marrë kontrollin e La Rocinha, favela më e madhe Rio.

Adriano ka reaguar me anë të një video të shkurtër të postuar në “Instagram”. Ai kërkon ta lënë të qetë në jetën e tij private.

“Unë jam një figurë publike dhe mund të dalë në foto me kë të dua unë. Çfarë të keqe ka këtu. Historia nuk do të përfundoj këtu”, ka thënë Adriano. /TCh/

Adriano dhe krimineli i njohur brazilian