ADRESARI vlerësohet si aplikacioni më i mirë i krijuar nga shqiptarët (VIDEO)

E publikuar: 23/11/2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm 6 muaj pas lansimit online të Platformës ADRESARI, ajo tashmë po vlerësohet si shërbimi më i mirë, i cili vije tek qytetariët me anë të një aplikacioni të ideuar dhe dizajnuar nga gazetarë, programerë dhe IT profesionistë në Kosovë.

Një storie e realizuar  për aplikacionet më të dobishme shqiptare, nga gazetarja e Klan Kosovës, Zana Fetiu, ADRESARI, radhitet si aplikacioni i parë më i dobishëm, i realizuar nga shqiptarët.

Kjo storie  ka vënë në pah mundësitë dhe lehtësinë e përdorimit që e ofron adresari, kurse në radhë pas tij vijnë edhe aplikacionet, N’xhep dhe Elly./INFOKUSI.COM/