Adresari sjellë rrugët e Prishtinës në aplikacion [video]

E publikuar: 11/07/2015 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë të shumta rrugët në Prishtinë që kanë tabela për emërtimin e tyre, raporton ‘038’.

Por, derisa pushtetet kanë ndryshuar, emrat e rrugëve me të marrë pozitat, qytetarët vazhdojnë t’i përdorin si orientim emërtimet e vjetra apo objektet identifikuese.

Taksisti, Xhavit Bajri, thotë se është vështirë të mbahen në mend rrugët e shumta, e sidomos nga fakti që një rrugë ka mundur të ketë tri e më shumë emra deri tani.

Megjithatë, për orientim më të mirë, tashmë qytetarët e Prishtinës, sidomos ata që kanë telefona te mençur, mund të orientohen përmes aplikacionit ADRESARI-t.

Te rinjtë që e krijuan atë, thonë se mungesa e informimit nga institucionet ka qenë njëra prej arsyeve pse ata e krijuan adresarin, i cili vetëm për një muaj është marrë nga 10 mijë qytetarë

Megjithatë, adresari do te vazhdojë të ketë ndryshime, ngase Komuna përsëri është duke bërë ndryshime ne emërimin e rrugëve.
Ndërsa Komuna e Prishtinës është akuzuar nga agjencia e kadastrës bashkë me Komunën Gjilanit, sepse emërtimi i rrugëve po u merr shumë kohë.
Derisa Komuna ta përfundojë punën, adresari bashkë me “Google Maps” janë një mënyrë e mirë e orientimit.