Adoptuan autobusin e shkollës si auto-shtëpizë, që të kalojnë muajin e mjaltit duke udhëtuar (Foto)

E publikuar: 02/02/2018 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të kaluar muajin e mjaltit, të porsamartuarit zakonisht zgjedhin një hotel me pesë yje, ku të gjitha obligimet janë të kryera dhe atyre u mbetet vetëm të pushojnë.

Mirëpo, Mili dhe Marcos nga Buenos Aires i Argjentinës, këtë pushim deshën ta kalojnë duke udhëtuar me një autobus të adoptuar si auto-shtëpizë, nëpër Amerikën Veriore dhe atë Jugore, transmeton Telegrafi.

Bashkëshortët 27-vjeçarë, ishin njohur në shkollë të mesme që kur i kishin nga 14 vjet dhe janë së bashku për dhjetë vite.

Autobusin që e blenë përmes internetit, vetëm tri ditë pas ceremonisë martesore që u zhvillua në Kaliforni gjatë shkurtit të vitit të shkuar, e rinovuan për një javë dhe u përgatitën për udhëtim.

Udhëtimet nuk janë të panjohura për ta, pasi Mili dhe Marcos kishin shëtitur nëpër gjithë Australinë gjatë vitit 2015.

Pasi punuan shtatë muaj në këtë shtet, me paratë e mbledhura blenë një furgon dhe nisën shëtitjen.

Pastaj e shitën furgonin dhe shkuan në Azi, ku me nga një çantë shpine vizituan Japoninë, Tajlandën, Indinë dhe Shri Lankën brenda pesë muajsh. /Telegrafi/