Adoptimi i iOS 11 arriti në 52% thotë Apple

E publikuar: 08/11/2017 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple përditësoi ditën e sotme faqen e suportit në App Store me statistikat më të fundit. Duke filluar nga data 6 Nëntor, iOS 11 është instaluar në 52% të iPhone dhe iPad aktualisht në përdorim.

38% e pajisjeve ende funksionojnë me iOS 10 dhe vetëm 10% e tyre përdorin një version edhe më të vjetër të sistemit operativ.

Zakonisht Apple publikoi të dhënat menjëherë pas çdo debutimit madhor të iOS. Këtë vit kompania priti debutimin e iPhone X për të krijuar një bazë më të gjerë përdoruesish.

Megjithatë adoptimi i iOS 11 këtë vit ka qenë një proces i ngadaltë. Apple raporti vitin e kaluar të njëjtën shifër adoptimi të iOS 10, por më 11 Tetor dhe jo 8 Nëntor.

iPhone X mund të jetë një prej arsyeve pse adoptimi ka qenë i dobët. Vitin e kaluar iOS 10.0 solli një duzinë me emoji ndërsa këtë vit edhe më shumë mbërritën por me përditësimin iOS 11.1.

Ende, adoptimi prej 52% në vetëm pak muaj është një rezultat i mrekullueshëm. Shumica e përdoruesve Android ende kanë të instaluar Marshmallow 6.0, ndërsa Google në Gusht prezantoi Android 8.0 Oreo. /PCWorld Albanian