Adoleshentja tregon vështirësitë e punës si sirenë (Video)

E publikuar: 07/04/2019 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Madeleine Petty nga Perth i Australisë, ka treguar vështirësitë e punës si një sirenë në akuarium, apo bregdet.

Për adoleshenten 19-vjeçare, nuk është e lehtë të notojë me kostumin e rëndë, si dhe të mbajë frymën për dy minuta në ujë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të qëndrojë nën ujë, nën nyjat e këmbëve e ka një peshë prej katër kilogramëve si dhe rripin e rëndë tre kilogramë që t’ia mbajë trupin teposhtë.

“Kur nuk i kam peshat, më humb tërë energjia duke e shtyrë trupin, ndërsa kur i vendosi ato, mund të lëvizë me më shumë lehtësi” ka thënë Petty.

Ushtrimet e baletit që i ka bërë më parë, i ndihmojnë asaj të japë shfaqje edhe më të mira, kur paraqitet para shikuesve të akuariumit.

Në mënyrë që të jetë sa më profesionale, ajo ka kryer një kurs të zhytjes së lirë, si dhe sistemin për mbajtjen e frymën, që praktikohet në disa sporte nënujore.

Më të përfunduar kurse, ka blerë kostumin nga silikoni që peshon dhjetë kilogramë, por ë ujë bëhet edhe më i rëndë.

“Që kur kam qenë e vogël, kam dashur ta shoh një sirenë, andaj u bëra një që t’i gëzojë të tjerët” ka shtuar adoleshentja.

Vetëm se ajo nuk mund ta sheh askënd në anë tjetër të akuariumit, ndërsa uji kripur i detit ia vështirëson pamjen kur del në breg. /Telegrafi/