Adoleshenti polak interpreton në kitarë Simfoninë e Pestë të Betovenit (Video)

E publikuar: 19/01/2019 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcin Patrzalek nga Kielce e Polonisë, ushtron për një kohë të gjatë në kitarë dhe tashmë ka zhvilluar disa aftësi karakteristike në interpretim.

Së fundmi, adoleshenti 18-vjeçar është popullarizuar në internet, pasi shpërndau një video ku luan Simfoninë e Pestë të Lidvig van Beethovenit, transmeton Telegrafi.

Melodia e famshme e kompozitorit polak, që është dedikuar për piano, u përfundua me shumë sukses nga polaku, që duket se do të ketë mundësi të mëdha në muzikë.

Në kanalin e tij në Youtube, mund të dëgjohen edhe realizime tjera nga Patrzalek, që janë kryesisht këngë apo meloditë të kohëve më moderne. /Telegrafi/