Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

E publikuar: 10/07/2019 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi përfundimtar i gjykatës erdhi më pak se dy muaj pasi një ekip gjykatësish e kishte cilësuar atë fajtor për vrasjen e 16-vjeçarit Lee Manuel Villoria-Paulino. Vrasja kishte ndodhur në vitin 2016, ndërsa viktima ishte shok i personit të shpallur fajtor.

“Nuk ka dënim që mund ta jap e që do ta kthente Paulino-n ose që do të jepte përgjigje për pyetjet që të gjithë i kemi për atë se si ndodhi kjo vrasje dhe si një djalosh 15-vjeçar mund ta vrasë shokun e tij në këtë mënyrë”, tha gjykatësja Helene Kazanjian, duke thënë që ky dënim është i duhuri.

Borges u soll në sallën e gjykatës me duar të lidhura me pranga. Ai mbajti një qëndrim stoik dhe nuk shfaqi emocione gjatë kohës kur po i lexohej vendimi për dënim me burgim të përjetshëm. Ai do të ketë të drejtë të paraqesë kërkesë për falje pas 30 vjetësh.

Viktima e krimit të tmerrshëm, Lee Manuel Villoria-Paulino

Nëna e djaloshit të vrarë tha se vrasësi nuk duhet të ketë më kurrë mundësi për ta vrarë dikë. “Çdo ditë na mundon fakti që ai u nda nga kjo jetë shumë i ri”, tha ajo para se të lexohej vendimi për dënimin e vrasësit.

Trupi i viktimës ishte gjetur në bregun e lumit Merrimack në dhjetor të vitit 2016. Trupit i mungonte koka dhe dy duart, shkruan “CNN”.