Administratorja e re e FIFA-s arriti në Cyrih

E publikuar: 31/05/2016 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administratorja e re e lartë e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Fatma Samoura, është takuar me personelin për të parën herë dhe zyrtarisht do ta filloj punën më 20 qershor, raporton AP nga Cyrihu.

FIFA ka njoftuar se zonja Samoura, që ishte zyrtare e Kombeve të Bashkuara, “ka marrë pjesë në mbledhjen e menaxhmentit së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe më vonë ka folur para ekipit të FIFA-s”.

Fatma Samoura, që është nga Senegali dhe nuk ka përvojë paraprake në sportin e futbollit, tha se “nuk mund të mendoj për punë më entuziaste se kjo”.

Në postin e sekretares së përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura do t’i ketë dy zëvendës: ish-futbollistin e njohur kroat, Zvonimir Boban, dhe drejtorin aktual juridik, Marco Villiger./rel/