Administrata Trump ka thënë “rrena të kulluara”

E publikuar: 08/06/2017 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish shefi i FBI-së, James Comey ka thënë para Kongresit që komentet e administratës Trump, për të dhe FBI-në, janë “rrena të kulluara”.

Comey gjithashtu ka thënë që është mjaft i çuditur në lidhje me arsyetimet që kjo administratë kishte dhënë për largimin e tij nga puna, pasi që ky kishte filluar një hetim për lidhjet e mundshme në mes të kampanjës së Trump dhe Moskës.

Lidhur me këtë Trump, me vonë, ka thënë që ai asnjëherë nuk kishte tentuar ta pengoj hetimin.

Avokati i Trump, Marc Kasowitz, ka thënë që dëshmia e Comey më në fund ka treguar që Trump nuk ka qenë nën asnjë hetim.

Trump gjithashtu ka mohuar që ka kërkuar nga Comey të ndaloj një hetim ndaj ish këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.