Adi Krasta rikthehet në ekran, mësoni për planet e reja të moderatorit

E publikuar: 05/07/2018 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hera e fundit kur ai u shfaq ishte dhjetorin e vitit të kaluar në prezantimin e festivalit të këngës në RTSH.Mirëpo në sezonin e ri televiziv në shtator, Krastën do ta shohim sërish në ekran. 

Një burim i “iconstyle” bën me dije se moderatori është në bisedime për të nisur një emision të ri në News 24.

Nuk bëhet ende e ditur çfarë formati do të jetë emisioni i ri i Krastës, por lajmi se ai do të rikthehet me siguri i ka gëzuar shumë teleshikues.