Adem Salihaj, dëshmitar në gjykimin kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve

E publikuar: 30/09/2017 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Ferizajt, Adem Salihaj, do të dalë në gjykatë përballë zëvendëskryeministrit të sapozgjedhur, Fatmir Limajt, si dhe të tjerëve, të akuzuar për korrupsion në rastin “MTPT”, shkruan sot Koha Ditore.

Salihaj, i cili është anëtar i LDK-së, është ftuar për të dëshmuar kundër Limajt nga Prokuroria e EULEX-it. Dëshminë pritet që ta japë të martën e ardhshme.

“Koha Ditore” ka tentuar që të kontaktojë me Salihajn, mirëpo ka mësuar se ai është në SHBA.

Limaj, bashkë me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalajn, Florim Zukën, si dhe Shpëtim Telakun janë akuzuar nga Prokuroria për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.