Adelina Ismaili kujton kohën kur Anton Quni ia dha revolen e tij

E publikuar: 29/05/2017 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anton Quni është ai që ia kishte dhënë Adelina Ismailit revolen e tij personale

E ashtëquajtura diva shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar pas lajmit që portali rtv21.tv nxori rreth intervistës së Anton Qunit në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21. Në këtë emisionin Quni përmendi Adelinën duke thënë se ajo ishte motiv i ushtarëve gjatë luftës.

Përmes një shkrimi në Facebook, këngëtarja mes tjerash zbuloi një sekret, i cili kishte ndodhur gjatë kohës kur asaj i duhej një revole për të regjistruar publicitetin “Stripi në mahall”, shkruan rtv21.tv

“Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton -Adelina”, ka shkruar Adelina në postimin e saj.

Ndryshe, kujtojmë se Adelina ka paralajmëruar që shumë shpejt do të sjell një projekt të ri muzikor./Express/