Acer Triton 900 është një laptop monstër

E publikuar: 10/01/2019 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gusht të vitit të kaluar në aktivitetin IFA në Berlin, Acer prezantoi një laptop lojërash “të çmendur” me një bosht me të cilin mund të ktheni ekranin e laptopit ngado.

Triton 900 atëherë ishte thjeshtë një koncept dhe jo të gjitha specifikat ishin të ditura por në CES në Las Vegas Acer e zbuloi të tërin.

Acer Triton 900 është një kompjuter i cili ju lejon të ndryshoni drejtimin e ekranin 17.3-inç  më lirisht sesa ju mundëson një laptop konvencional.

Hardueri është i fuqishëm. Procesori Intel Core i7-8750H shoqërohet nga 16 ose 32GB RAM dhe 1TB SSD.

Laptopi vjen me kartën e re grafike të Nvidia RTX2080 me 8GB RAM. Ekrani ka rezolucioni 4K dhe mbështet G-Sync.

E gjitha sa u tha më lart nuk ka për të kushtuar pak, plot 3,999 dollarë. /PCWorld Albanian