Abrashi: Shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale

03.10.2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Abrashi: Shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim të përbashkët përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, prita në takim të përbashkët përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht kryetarin e Shoqatës së Invalidëve, Fadil Shurdha, sekretarin e Shoqatës së Invalidëve, Enver Krasniqi, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve, Smajl Elezi, anëtarin e Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve, Fatmir Sopi dhe përfaqësuesin e familjeve të dëshmorëve, Muhamet Bilalli”, ka shkruar Abrashi në faqen e tij në Facebook.

Gjatë takimit, është biseduar për zhvillimet e fundit dhe përkushtimin e përbashkët për adresimin e çështjeve që lidhen me pensionet dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e kategorive të dala nga lufta, ka treguar Abrashi.

“U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale, ku do të definohen çështjet që lidhen me pensionet familjare dhe personale, pas vërejtjeve të dhëna nga Auditori”, ka shkruar Abrashi.

“Temë tjetër ishte dhe buxheti për skemën e veteranëve luftëtarë dhe adresimin e kësaj çështje në përputhje me mundësitë buxhetore e nevojat aktuale. Gjatë takimit, po ashtu, u shpreh nevoja e krijimit të një fondi të përbashkët të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përmes të cilit do të adresoheshin nevoja të ndryshme të personave që i takojnë këtyre kategorive me kontribute të veçanta në çlirimin e vendit”, thuhet në shkrimin e ministrit në rrjetin social. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


PZAP të enjten vendos a do të shkojë Prishtina në rinumërim

PZAP të enjten vendos a do të shkojë Prishtina në rinumërim

Nitaj thotë se AAK-ja është në majën e piramidës politike – e pranon se kryeministri ndikoi në fitore

Nitaj thotë se AAK-ja është në majën e piramidës politike – e pranon se kryeministri ndikoi në fitore

Hoxhaj: Serbia s’mund të kërkojë dialog, kur vazhdon të bëjë presion për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Hoxhaj: Serbia s’mund të kërkojë dialog, kur vazhdon të bëjë presion për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Ky është fenomeni që po shkatërron rininë shqiptare, shifrat janë shqetësuese!

Ky është fenomeni që po shkatërron rininë shqiptare, shifrat janë shqetësuese!

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për UNESCO dhe Interpol

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për UNESCO dhe Interpol

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Dënohet me kusht kryetari në detyrë i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi

Dënohet me kusht kryetari në detyrë i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi

“Jemi në pritje të vendimit politik për FSK-në”

“Jemi në pritje të vendimit politik për FSK-në”

Zimbabve, proces për shkarkimin e Presidentit Mugabe

Zimbabve, proces për shkarkimin e Presidentit Mugabe

Bashkësia Islame e shqetësuar për dy xhamitë ilegale në Dragash

Bashkësia Islame e shqetësuar për dy xhamitë ilegale në Dragash

Apeli vërteton pafajësinë e dy mjekëve

Apeli vërteton pafajësinë e dy mjekëve

Ministrja Reshitaj mori pjesë në lansimin e projektit për menaxhimin e Lumit Sitnica

Ministrja Reshitaj mori pjesë në lansimin e projektit për menaxhimin e Lumit Sitnica

Meta: Qeveria e Kosovës dhe opozita të gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Meta: Qeveria e Kosovës dhe opozita të gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së vizituan Ministrinë dhe FSK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së vizituan Ministrinë dhe FSK-në

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë

Kryeministri Haradinaj priti në takim Fayez Altemyat

Kryeministri Haradinaj priti në takim Fayez Altemyat